Braçe “i frikësuar” nga Covid/ Shfaqet me dy maska në takim

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministri Erion Braçe kanë inspektuar rindërtimin e rrugëve rurale në Myzeqe.

Braçe “i frikësuar” nga Covid,  është shfaqur krah Ramës, me dy maska mbrojtëse. Kujtojmë se gjatë gjithë kohës në rrjetet sociale, Braçe ka bërë thirrje që qytetarët të vendosin maska, e veçanërisht politikanët, që sipas tij më së pari duhet të japin shembujt e tyre.

Ndërkohë për Ramën, Braçe është shembulli i lidhjes më të mirë mes deputetit dhe banorëve të zonës.

“Me zv.Kryeministrin Erion Braçe, njëkohësisht shembëlltyrë e lidhjes së deputetit me banorët e me prodhuesit e një zone, ku në radhë të parë falë punës së palodhur të Erionit, së bashku me drejtuesit vendorë e me komunitetet, progresi në 7 vjet e dy muaj ka qenë pakrahasimisht më i madh se në dekadat e mëparshme, në çdo drejtim”, thotë Rama.

Share This Article