ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer 14 hours ago
Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste 14 hours ago
Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin 14 hours ago
Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër 14 hours ago
Spiunonin për Rusinë, Britania arreston 2 burra dhe një grua të dyshuar si agjentë 14 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Braçe: Për disa prokurorë e gjyqtarë nuk duhet pritur radha për Vetingun

albnews by albnews
4 October, 2019
in Albania
0
Braçe: Për disa prokurorë e gjyqtarë nuk duhet pritur radha për Vetingun
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

“Reforma në Drejtësi të marrë përpara gjithë këtë pisllëk zhuli. Janë ca njerëz që nuk kanë kaluar akoma në Veting, të cilët duan të kapërcejnë çdo lloj radhe për të kaluar në “sitë”,- tha zv.kryeministri Erjon Braçe, pas daljes nga seanca gjyqësore ndaj ish-kreut të Kadastrës së Durrësit, Liridon Pula, ku ishte i pranishëm.

Në një prononcim për mediat, Braçe tha se në drejtorinë e Regjistrimit të Pasurive në Durrës apo ALUIZN-in, ne kemi pas probleme kohë pas kohe, probleme të vjetra të trashëguara nga mënyra se si janë administruar këto zyra.

RelatedPosts

Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

Mocion për shkarkimin e Peleshit, “U shkel Kushtetuta”, PD: Të përsëritet seanca

VanHorn: Ndarja e pushteteve, liria e fjalës dhe sundimi i ligjit, themeli i besimit mes qeverive e popujve

“Kohë pas kohë ka pasur lëvizje të drejtuese dhe ndjekje penale. Pikërisht se prokuroria ka ngritur një akuzë kundrejt një punonjësi që është dhe drejtuesi i zyrës së re, pra Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Prokuroria ka ngritur një akuzë kundrejt drejtuesit të zyrës së re, të Kadastrës, nuk bëhet fjalë për Hipotekën, Aluiznin, por i referohet një institucioni të ri bazuar funksionimi i tij mbi një ligj tjetër të ndryshëm nga ligjet për dy institucionet e mëparshme”, theksoi ai.

Braçe tha se i takonte të ishte aty për të parë akuzën që ka ngritur prokurori ndaj një punonjësi të shtetit shqiptar dhe natyrisht për të dëgjuar punonjësin në dëshminë e tij përkundrejt akuzës të ngritur nga prokurori.

“Pa më të voglin diskutim që është akti final i një historie të gjatë gati një mujore, shantazhi presioni, shantazhi kriminal mbi punonjësin që sot ishte me pranga në sallën e gjyqit. Presioni kriminal që nuk është bërë për çështjen në fjalë për të cilën është akuzuar por për pallate monstruoze që duhet të legalizohen në këtë qytet dhe të regjistrohen në këtë qytet. është bërë jo për çështjen, por presion në mënyrë të qartë për disa vjedhje të tjera, të mëdha shumë të rënda, në kohë të ndryshme në zonën e Gjirit të Lalëzit dhe më tutje duke ardhur për Durrës”, tha ai.

Po ashtu Braçe tha se “Ai punonjësi i shtetit atje sipër pavarësisht shantazhit në të cilin ka qenë ka refuzuar të bëhet pjesë e këtyre veprimeve kriminale dhe unë dyshoj shumë pas asaj që dëgjova përreth një orë e gjysmë që e gjithë akuza e ngritur me të është e paprovuar mbështetur në prova dhe në fakte por ka edhe lajthitje marramendëse që u referohen rregulloreve që sot nuk janë në fuqi që i kërkojnë drejtuesit të Kadastrës Shtetërore të sillet si drejtor i institucioneve që kanë qenë më parë”.

“Të akuzosh për shpërdorim detyre duhet të provosh që vepra që ka konsumuar është kryer me dashje, dhe duhet të provosh  vepra ka sjellë dëme, publike, pra shtetit, private, qytetarit. Duhej të ishte e provuar që drejtuesi i Kadastrës duhej të kishte sjellë dëme të qarta mbi shtetin, dhe dëme mbi privatët. Kompanitë që ka bërë ndërtime në Lalëz ose partnerët e saj që janë pronarët e truallit, nga asnjëri nuk ka asnjë pretendim mbi veprimet që ka bërë Regjistruesi. Kjo tregon që çdo gjë në gjykimin tim personal është e stisur dhe prokurori dhe gjykatësja në fjalë do duhet të provojnë në Apel ato që edhe pasi u vu në diskutim, prokurori tha: Ne deri në këtë moment kemi këto, nëse ju do sillni prova të tjera ne mund të ndryshojmë qëndrim. Duhet të theksoj se në referencë të Kushtetutës nuk është i akuzuar që sjellë prova, duhet të jetë prokurori që sjellë prova. Nuk është i akuzuari që sjell prova, por prokurori që duhet të vërtetojë fajësinë.   E kuptoni se në ç’shkelje të rëndë kushtetuese është ky prokuror?”, tha ai

Braçe vuri theksin të Reforma në Drejtësi dhe Vetingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe për disa duhet dhe kapërcyer çdo radhe për t’i futur në sitë.

“Vazhdoj të insistoj se reforma ne drejtësi të marrë përpara gjithë këtë pisllëk zhuli. Ky është vetëm një rast, por imagjinoni sa raste të tjera ka që qytetarët merren në qafë nga zhuli dhe krimi që është i instaluar në mënyrën më të qartë të mundshme në sistemin e drejtësisë. Janë ca njerëz që nuk kanë kaluar akoma në Veting, të cilët duan të kapërcejnë çdo lloj radhe për të kaluar në Veting për t’i dhënë fund krimit përkundrejt interesit publik dhe qytetarëve”, theksoi ai. /ATSH/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer

“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer

18 September, 2025
Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

18 September, 2025
Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin

Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin

18 September, 2025
Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër

Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër

18 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result