Braçe për dorëzimin e mandateve: Precedenti më i keq politik në vend

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zëvendëskryeministri, Erion Braçe, në emisionin Real Story, ka deklaruar se sot vendi është futur në një situatë të vështirë politike.

“Kjo që është konsumuar që nga e shtuna e javës që shkoi edhe sot është një ngjarje e rëndë për demokracinë e Shqipërinë, për ekonominë, shoqerine dhe për politiken. Për këtë ngjarje duhet që të gjitha palët të reflektojnë, për të shkuar përpara. Ne nuk e konsiderojmë veten zot të shtëpisë, por e menaxhojmë atë,  kjo shtëpi bashkëdrejtohet me shqiptarët në radhe të parë dhe me të gjithë faktorët e tjerë. Ky vend drejtohet nga ne që morëm fitoren në zgjedhje por edhe nga ato që janë të legjitimuar nga ato zgjedhje. Në këtë shtëpi ne jemi bashkarisht dhe hallet e problemet duhet të menaxhohen bashkarisht”, tha ai.

Gjithashtu Braçe është shprehur se detyra e deputetëve të opozitës ishte përfaqësimi i votuesve të tyre në parlament, ai gjithashtu ka thene se pranon se eshte sjelle keq, por asnjëherë nuk ka hequr dorë nga të qenët deputet i Parlamentit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply