Braktisën PS dhe i bashkohen Partisë Demokratike, Basha pret në zyrë dy funksionarët socialistë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka pritur ditën e sotme dy anëtarë të Partisë Socialistë, të cilët kanë shpallur publikisht mbështetjen e tyre për Partinë Demokratike. Serian Mazreku dhe Ardit Kërtusha, dy aktivistë dhe figura të rëndësishme të socialistëve janë shprehur të trishtuar për kapjen e qytetit të tyre bregdetar të Durrësit nga ato që ata i quajnë interesat e ngushta të ish-kryebashkiakut Vangjush Dako.

Mazreku, administrator i njësisë administrative Kënetë, u ka bërë thirrje të gjithë të afërmve të tij të mbështesin PD-në dhe të mos shesin votën. Nga ana e tij, ish-kryetari i FRESSH për qytetin e Durrësit, Ardit Kërtusha është shprehur se qyteti ka mbetur peng i interesave të Dakos.  Sipas dy funksionarëve e tërë kjo situatë ndodh sepse PS ka etje për pushtet me dhunë.

Share This Article