Braverman: Marrëveshja e Ruandës ‘një bekim’ për emigrantët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministrja britanike, Suella Braverman, gjatë vizitës së saj në kryeqytetin e Ruandës, Kigali, nga ku mbikqyri ndërtesat e reja që mund të strehojnë emigrantë, e ka cilwsuar ‘bekim’ depërtimin për në Ruanda të emigrantëve që hyjnë ilegalisht në Britaninë e Madhe.

Braverman, gjithashtu, kritikoi kritikët e politikës së saj për “snobizëm dhe negativitet të pajustifikuar”.

“Unë do ta quaja një bekim ardhjen këtu. Kam takuar refugjatë nga disa vende këtu, të cilët janë jashtëzakonisht mirënjohës për atë që u ka siguruar Ruanda. Mundësi arsimimi, siguri, shtëpi”, tha ajo.

Asnjë emigrant nuk është derguar në Ruandë që kur marrëveshja u nënshkrua prillin e kaluar nga paraardhësi i Braverman, Priti Patel.

Sipas mediave britanike, Braverman po planifikon që në verë të niser avioni i parë me emigrantë nga Britania për në Ruanda.

Kujtojmë që mbretëria e bashkuar ka qënë e ashpër sa i përket kthimit të emigrantëve shqiptarë, që kanë hyrë ilegalishtë në ishullin britanik.

Share This Article