Brazil, 1200 të vdekur nga koronavirusi për 24 orë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjatë 24 orëve të kaluara, Brazili i ka regjistruar 1,272 të vdekur nga koronavirusi. Kështu, numri i përgjithshëm i viktimave të sëmundjes së re në këtë shtet shkoi në 38,406.

Përpos shifrës së lartë të viktimave, shteti më i madh i Amerikës Jugore gjatë kësaj periudhe i regjistroi 32,091 raste të infektimeve dhe shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në 739,503, duke e bërë Brazilin vendin e dytë në botë në këtë aspekt, pas Shteteve të Bashkuara.

Pavarësisht gjendjes shqetësuese, presidenti Jair Bolsonaro vazhdimisht është përplasur me ministra dhe me autoritetet lokale për shkak të këmbënguljes së tij për largimin e masave kufizuese me arsyetimin se ato po e dëmtojnë rënë ekonominë.

Gjendje aspak e mirë e pandemisë është duke mbretëruar edhe në Meksikë. Ky shtet i regjistroi 596 të vdekur nga Covid-19 në 24 orët e kaluara. Numri i përgjithshëm i viktimave atje ka shkuar në 14,649, shkruan “Anadolu”.

Përpos të vdekurve, Meksika i regjistroi edhe 4,199 raste të reja të infektimeve dhe numri i përgjithshëm i rasteve shkoi në 124,301. Këto të dhëna i publikoi Ministria e Shëndetësisë.

Në nivel global, nga pandemia kanë vdekur mbi 411,000 persona dhe janë shënuar mbi 7.2 milionë raste të infektimeve. Shtetet e Bashkuara kanë më së shumti të vdekur dhe të infektuar.

Share This Article