Me 824 vdekjet e reja në vend ka arritur në 14.817 numri i përgjithshëm i vdekjeve
Në shtetin e Amerikës Jugore, Brazil, gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 824 persona si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të faqes së internetit “Globo.com”, e cila bazohet mbi të dhënat nga Ministria e Shëndetësisë së Brazilit, thuhet se me 824 vdekjet e reja në vend ka arritur në 14.817 numri i përgjithshëm i vdekjeve.
Gjithashtu në vend janë shënuar edhe 15.305 raste të reja me COVID-19 duke e rritur në gjithsej 218.223 numrin e rasteve.
Ndërkohë sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat më të fundit mbi pandeminë, thuhet se Brazili nga pikëpamja e numrit të rasteve dhe humbjeve të jetëve lidhur me virusin është vendi më i prekur në Amerikën Latine dhe se ai radhitet vendi i 6-të në botë për nga numri i rasteve.