Brazili shënoi një rekord të ri ditor me 3 650 vdekje të koronavirusit në 24 orë, deklaroi Ministria braziliane e Shëndetësisë.
Kjo vjen disa ditë pasi Brazili kaloi momentin historik tragjik të 300 000 vdekjeve të lidhura me Covid-19.
Numri i plotë i vdekjeve në vend tani qëndron në 307 112, ndërkohë që ka mbi 12,4 milionë raste të konfirmuara të koronavirusit.
Vetëm SHBA kanë regjistruar shifra më të larta se këto.
Brazili është një vend me 210 milionë banorë.
Sistemi shëndetësor është shembur ose ndodhet në prag të kolapsit në shumë zona, ndërsa ilaçet, përfshirë oksigjenin dhe intubimet për pacientët Covid-19, po mbarojnë.
Presidenti brazilian Jair Bolsonaro minimizoi kërcënimin e paraqitur nga virusi, por kohët e fundit e ka zbutur disi tonin e tij.