Brazili ka barazuar me Bregun e Fildishtë pa gola në ndeshjen e xhiros së dytë të fazës grupore të turneut olimpik në futboll.
Brazili u desh të luante me një lojtar më pak në fushë nga minuta e 13-të pas përjashtimit me karton të kuq të Douglas Luizit.
Edhe Bregut të Fildishtë iu përjashtua një lojtar në minutën e 79-të. Eboue Kouassi u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë.
Pas dy xhirove Brazili gjendet në krye të Grupit D me 4 pikë, sa i ka edhe Bregu i Fildishtë. Më vonë sot luan Arabia Saudite me Gjermaninë, në kuadër të këtij grupi.
Derisa Brazili ka barazuar, Franca e Argjentina kanë shënuar fitore të vështira. Franca në kuadër të Grupit A mposhti 4:3 Afrikën e Jugut, ndërsa Argjentina në kuadër të Grupit C triumfoi 1:0 ndaj Egjiptit.