Brazili ndërron për herë të katërt ministrin e Shëndetësisë që nga fillimi i pandemisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, ka njoftuar se ka emëruar një ministër të ri të Shëndetësisë, që është i katërti që nga fillimi i pandemisë, raporton BBC.

Kardiologu Marcelo Queiroga e ka zëvendësuar Eduardo Pazuellon, një oficer ushtarak pa përvojë mjekësore.

Ndërrimi vjen pasi Brazili po i afrohet shifrës së 280 mijë të vdekurve nga COVID-19.

Brazili ka numrin e dytë më të madh të vdekurve nga COVID-19 pas SHBA-së.

“Është vendosur që të emërohet Marcelo Queiroga si ministër i Shëndetësisë”, ka thënë Bolsonaro.

Share This Article