Brazili shpall gjendjen e jashtëzakonshme

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Brazili është shteti i fundit që shpalli gjendjen e jashtëzakonshme pasi koronavirusi po vazhdon të përhapet në vendin e Amerikës së Jugut.

Pas një votimi të mëparshëm në Dhomën e Deputetëve, Senati miratoi dekretin e urgjencës, që mundëson livrimin e burimeve financiare për shtetin për trajtimin e koronavirusit.

Senati votoi përmes videokonferencës pasi presidenti i Senatit, Davi Alcolumbre dhe senatori Nelsinho Trad kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Trad ishte në delegacionin brazilian që shoqëroi presidentin Jair Bolsonaro në Florida për një takim me presidentin amerikan, Donald Trump në fillim të këtij muaji.

Deri tani, Brazili ka konfirmuar më shumë se 600 raste me koronavirus dhe shtatë viktima.

Share This Article