Bregdeti shqiptar përfshihet nga erëra të forta

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Drejtoria e Përgjithshme Detare i bëri apel sot subjekteve që operojnë në fushen e detarisë të marrin masa për sigurimin e mjeteve në porte ditën e hënë, 28 janar, bregdeti i vendit tonë do të përfshihet nga erëra të forta.

“Informojmë lundërtarët dhe pronarët e mjeteve detare, operatorët në portet e Republikës së Shqipërisë dhe hapësirën detare, që ditën e hënë më 28 janar bregdeti ynë do të përfshihet nga erëra me shpejtësi deri 20 m/s nga drejtimi Jug-Jugperëndim dhe forca deti 7-8 shkalla Boufort.

Ju lutemi gjithë subjekteve që operojnë në fushën e detarisë të marrin masa për sigurimin e mjeteve në porte dhe të rritet shkalla e gatishmërisë së ekuipazhit në mjete”, thekson Drejtoria e Përgjithshme Detare.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply