Bregu: Dialogu parlamentar midis Ballkanit Perëndimor dhe BE, i nevojshëm

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Në kohën kur politika është në gjendje kritike, dialogu parlamentar midis Ballkanit Perëndimor dhe BE për të ardhmen e rajonit është shumë i nevojshëm. Prandaj unë do të propozoja që të fillojmë një dialog të institucionalizuar në këtë drejtim, dhe Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) është i gatshëm ta lehtësojë atë “, tha Sekretarja e Përgjithshëm i RCC, Majlinda Bregu në hapjen e Konferencës së Komisioneve Parlamentare për çështjet e BE-së të vendeve pjesëmarrëse në Procesin e Stabilizim-Asociimit të Europës Juglindore (COSAP) që u mbajt sot në Tiranë.

“RCC me lehtësi kontribuon në këtë dinamikë të re duke mbështetur një dialog dhe bashkëpunim parlamentar. Trajtimi i çështjeve politike, ekonomike, sociale, mjedisore, kulturore dhe të sigurisë në rajonin tonë nuk është përgjegjësi vetëm e qeverive. Mbështetja parlamentare për reformat e ndërmarra është thelbësore për të siguruar që të dëgjohen nevojat dhe zëri i qytetarëve i cili gjithashtu qëndron në zemër të Procesit të Berlinit dhe viti 2020 duhet të jetë një moment vendimtar për përcaktimin e rolit që parlamentet duhet të luajnë në të. COSAP është forumi më i mirë për të filluar këtë proces dhe për të përcaktuar modalitetet dhe përmbajtjen e këtij dialogu”, thekson Bregu.

“Unë jam e bindur që përfshirja e parlamenteve kombëtare në këtë proces forcon më tej rolin mbikëqyrës të parlamenteve, dhe gjithashtu ka potencialin për të kontribuar në forcimin e stabilitetit politik dhe përmirësimin e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor. Unë jam e kënaqur që liderët njohën rëndësinë e këtij propozimi, duke përfshirë qytetarët dhe përfaqësuesit e tyre në Procesin e Berlinit, në Samitin e Poznanit vitin e kaluar”, përfundoi Bregu./ATSH/

Share This Article