Bregu: Keqardhje për mungesën e vendimit pozitiv në KE

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Majlinda Bregu, ka reaguar pas shtyrjes së vendimit të çeljes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Ish-ministrja e Integrimit shprehet se ky vendim është në kurriz të qytetarëve shqiptarë të cilët sipas saj do të ndjehen edhe më të braktisur pas këtij vendimi që ngadalëson rrugën e integrimit të vendit tonë në familjen europiane.

“Faleminderit të gjithë atyre që ishin në favor të hapjes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut si dhe për të gjithë ata që ndër vite kanë punuar shumë, për avancimin e axhendës europiane. Keqardhje për mungesën e vendimit pozitiv në EUCO. E trishtuar të shoh se sa nga historia e Ballkanit harrohet, proceset ngatërrohen e koha e duhur s’është kurrë dhe akoma mendojnë se ky proces dëmton elitat. JO-ja është thjesht në kurriz të qytetarëve të thjeshtë të cilët do të ndjehen edhe më të braktisur e të pafuqishëm për të ndryshuar realitetin e tyre! E shqetësuar se si ky vendim do të formësojë dialogun, reformat, bashkëpunimin!”, shprehet Bregu./ATSH/

Share This Article