Bregu: Moment i volitshëm për heqje vizash e lëvizje të lirë në Ballkanin Perëndimor

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sekretarja e përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Majlinda Bregu deklaroi sot se kjo organizatë është e gatshme t’u ndihmojë vendeve të Ballkanit Perëndimor që të arrijnë marrëveshje për lëvizje të lirë vetëm me letërnjoftime.

Siç u tha në RCC, ajo në një mbledhje joformale ministrore të Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore (SEECP), mbledhjes së parë të mbajtur nën kryesimin e Kosovës, tha se kjo mund të arrihet përmes zbatimit të planit aksional shumëvjeçar për bashkëpunimin ekonomik rajonal )MAP REA), si pjesë e samitit të ardhshëm të Procesit të Ballkanit.

Bashkëpunimi rajonal është themel i stabilitetit dhe e përparimit shoqëror-ekonomik të rajonit tonë dhe më vjen mirë të shoh se kjo është konfirmuar sot këtu, meqë të jesh këtu gjatë kësaj jave kur po mbahet sesioni i Asamblesë të Përgjithshme të OKB, i kontribuon atmosferës pozitive, bashkëjetesës për gjetjen e zgjidhjes për qëllimet për të cilat të gjithë pajtohemi. Më vjen mirë të shoh se përparësitë e kryesuesit të Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore janë ngushtë të lidhura me prioritetet e rajonit, që janë ndërlidhja, të rinjtë, kultura, arti dhe turizmi”, tha Majlinda Bregu, transmeton Koha.net.

Ajo vlerësoi se momenti është i volitshëm – Kroacia për herë të parë do të marrë presidencën e BE-së, Bullgaria e Maqedonia Veriore do të kryesojnë Procesin e Berlinit, Shqipëria e Maqedonia e Veriut me siguri do të hapin negociatat për anëtarësim në BE, procesi i zgjerimit do të jetë në qendër të veprimit të Bashkimit Europian.

“Rajoni po lëviz drejt rritës së përbashkët dhe transformimit. Nga çështja e stabilitetit kemi kaluar në krijimin e hapësirës ekonomike rajonale dhe tani duhet që në mënyrën më të mirë të shfrytëzojmë këtë moment të volitshëm për ecje përpara”, është shprehur Majlinda Bregu.

Share This Article