Bremeni nxjerr vetëm barazim

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Werder Bremeni u largua nga Olynpiastadion në Berlin të Gjermanisë me një pikë të fituar nga xhiroja e 24-të e Bundesligës, falë barazimit 2:2 kundër Hertha Berlinit.

Ky rezultat nuk është i mirë për skuadrën e Rashicës, që është duke kaluar nëpër një situatë të vështirë dhe rrezikon të bjerë nga liga në fund të sezonit 2019/20.

Aktualisht Bremeni radhitet në pozitën e 17-të, të parafundit, në Bundesligës me vetëm 18 pikë të fituara nga 24 ndeshjet e fundit. Kjo është ndeshja e pestë radhazi që Bremeni s’ka shënuar fitore, pasi i kishte humbur katër ndeshjet paraprake.

As Rashica s’ka arritur t’i ndihmojë skuadrës së tij të dalë nga kjo krizë. Sot ai e asistoi golin e dytë të shënuar nga skuadra e tij, mirëpo nuk arriti të lërë gjurmë më të mëdha dhe u zëvendësua në minutën e 82-të të ndeshjes.

Për paraqitjen e tij, Rashica u vlerësua nga SofaScore me notë 7.2, pasi që përveç asistit, ai arriti ta krijojë edhe një tjetër rast të mirë, ishte i saktë në dy tentimet për driblim, përderisa goditja e tij e vetme shkoi jashtë kuadratit të portës.

Kosovari ishte vetëm 62 për qind i saktë në pasime dhe e kompletoi vetëm një nga pesë tentimet për harkime dhe asnjë nga dy tentimet për pasime të gjata. 

Share This Article