Veç futbollistëve të Argjentinës dhe familjarëve të tyre, në finalen e madhe të Botërorit, Francë-Argjentinë, Nusret Gökçe, i njohur ndryshe si “Salt Bae”, ishte ai që mori vëmendjen më të madhe teksa “nuk iu nda” Messi-t derisa realizoi foton.
Kasapi i famshëm nga Turqia ka 22 restorante në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar, Greqi e Dubai. Megjithatë, ai krenohet me pallatin gjigant në lagjen “Sisli” të Stambollit, me një pishinë në tarracë, që llogaritet rreth 40 milionë euro. Ai e bleu hotelin luksoz “Park Hyatt” në vitin 2019 dhe u transferua menjëherë aty. Hoteli ishte në pronësi të dramaturgut Abdülhak Hâmid Tarhan, i njohur gjerësisht në Turqi si “Poeti i Madh”. Në atë kohë, ai tha se donte të kalonte më shumë kohë në qytetin e lindjes për të qenë sa më pranë nënës së tij pas vitesh udhëtimi nëpër botë.
Kush është Nusreti?
I lindur në gusht 1983, Nusret ishte një nga pesë fëmijët e familjes. Babai i tij, Faik Gökçe, punonte si minator dhe duhej të kalonte disa muaj larg shtëpisë dhe familjes në një periferi të varfër, në lindje të Stambollit.
Duke folur për “The Times” në vitin 2019, Nusret shpjegoi se si ai shpesh shkonte në shkollë me këpucë dhe këmisha që nuk i përshtateshin pasi prindërit e tij nuk mund të përballonin t’i blinin ndonjë gjë tjetër.
Nusret pohon se e la shkollën në moshën 12-vjeçare dhe filloi të punonte si kasap për të ndihmuar babanë me financat e familjes. Ndërsa punonte në shtëpitë e biftekëve turq, kuzhinieri aspirues duhej të ngjitej nga fundi dhe përgjegjësitë e tij thuhet se përfshinin larjen e enëve.
Pasi kreu shërbimin e tij ushtarak në moshën 20-vjeçare, Nusret arriti të bindë një bankë që t’i jepte hua 2500 £ për të vizituar Argjentinën, ku mësoi rreth industrisë së mishit.
Kur ishte 27 vjeç, ai hapi restorantin e tij të parë në Stamboll dhe pretendon se ka fituar 4500 £ në ditën e parë. Me ndihmën e biznesmenit turk Ferit Sahenk, Nusret vazhdoi të hapte degë në Ankara, Dubai dhe Doha. Megjithatë, ai gjithmonë e kishte zemrën të vendosur që një ditë të pushtonte Amerikën.
Edhe pse kishte bërë emër në biznesin e restoranteve, jeta e Nesrutit ndryshoi brenda natës në vitin 2017, kur ai ndau një video të tij duke përgatitur një biftek osman në stilin e tij në Instagram.
Në vitin 2019, ylli i Instagram shpenzoi 36 milionë funte në hotelin luksoz Macka Palace në Stamboll, ku hapi një tjetër nga restorantet e tij.
“Kisha një ëndërr që ishte të kisha restorantin tim në hotelin tim. Faleminderit Zotit një nga ëndrrat e mia më të mëdha po realizohet të premten. Shihemi në Pallatin Nusr-Et Macka”, shprehej Nusreti në pas hapjes së restorantit dhe hotelit të tij.
Nusreti besohet të ketë gjithashtu prona në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar dhe shpesh poston foto nga një pishinë private në Beverley Hills.
Vitin e kaluar, Nusret hapi restorantin e tij të parë në Londër, ku një biftek “Golden Giant Tomahaëk” iu ofrua klientëve me një çmim prej 1,450 funtesh. Në katër muajt e parë të tij, restoranti bëri 7 milionë paund shitje, pavarësisht se ishte i rrënuar nga vlerësimet e dobëta në internet.