Brenda bunkerit të rrallë të Luftës së Ftohtë në Britani!

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një bunker shumë i rrallë i Luftës së Ftohtë i fshehur në fshatin e Norfolkut në Britani të Madhe, është nxjerrë në shitje për vetëm 20,000 funte.

Bunkeri i Korpusit Mbretëror të Vëzhguesve (ROC) i epokës së Luftës së Ftohtë në Dersingham, dikur ishte pjesë e një rrjeti të madh bunkerëve vëzhgimi në të gjithë vendin.

U ndërtua në vitin 1957, si pjesë e një sistemi paralajmërimi të hershëm, për të zbuluar sulmin bërthamor të afërt dhe për të llogaritur pasojat e tij.

Mbetja e jashtëzakonshme e historisë do të dalë në ankand për një çmim prej 20,000 funtesh më 8 maj dhe ndodhet në Sandringham.

Fotografitë e bunkerit tregojnë një shkallë metalike që zbret 4.5 metra në tokë.

Brenda, ka vetëm dy dhoma gjithsej, me më të voglën që përmban tualetin, ndërsa dhoma më e madhe përdorej për vëzhgim dhe gjumë.

Pranë mureve të konsumuara, mund të shihet një manekin i çuditshëm i zhveshur.

Pa veshur asgjë, dhe vetëm me një paruke bionde dhe qerpikë artificialë, figura e çarë dhe e dhëmbëzuar u shton një ndjesi të çuditshme fotove të strehës historike, e cila është lënë pas dore për shumë vite.

Gjatë përdorimit, streha do të ketë qenë e pajisur me mobile standarde në formën e karrigeve prej kanavacë, një tavoline të palosshme, një raft, një dollap dhe një krevate marinari me kornizë metalike.

Share This Article