Brenda fermës ku bimët e kanabisit shkojnë deri në 3 metra

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

E vendosur në bimësinë e dendur mes një autostrade dhe një hekurudhe në Yorkshire-n Lindor ndodhet një fermë kanabisi ku bimët rriten deri në 3 metra lartësi. Dy djem nga 25 vjeç kujdesen për bimët nga momenti kur janë fidanë derisa i dërgojnë në pikat e shitjes.

Përgjatë një viti, personat që punojnë në këtë fermë e kanë lejuar fotografin nga Bradford-i, John Bolloten që të monitorojë dhe të kapë momente nga aktiviteti i tyre i paligjshëm.

Fotografitë janë pjesë e një libri që mban titullin Guerilët e Veriut dhe ku dokumentohet një vit në fermë. Ata e quajnë veten e tyre Guerilët e Veriut dhe janë shumë krenarë për plantacionin e tyre me rreth 50 bimë.

Ata punojnë në një pronë publike që ndodhet e fshehur pranë një rruge ku kalimtarët bëjnë shëtitje të përditshme, kapin trenin për në punë apo edhe qëndrojnë në trafik.

Guerillat e Veriut e kanë rrethuar pronën me një mur rreth 8 metra dhe shpesh fytyrën e mbulojnë me maska me ngjyrë të errët ndërsa veshjet i mbajnë me mëngë të gjata.

Gjithçka që u nevojitet për të rritur bimët ngjitet në zonë nga “punonjësit” dhe në përgjithësi ata korrin nën fshehtësinë e errësirës.

Share This Article