Portieri i Manchester United, David De Gea thuhet se ka mbledhur 25 milionë euro kursime në vitet e fundit.
Spanjolli ka vetëm një muaj të mbetur në kontratën e tij, por ai do të nënshkruajë një marrëveshje të re përpara se të hapet afati i transferimeve të verës.
Edhe pse aktualisht është më i paguari në Old Trafford – me 400,000 euro në javë, De Gea pritet të pranojë një ulje të madhe të pagës për të qëndruar në klub.
Nga korriku, ai pritet të arkëtojë 250,000 euro në javë – pothuajse gjysma e asaj që ai ka fituar për katër vitet e fundit.
Megjithatë, sipas Daily Mail, portieri ka grumbulluar para të mjaftueshme për të mbuluar humbjet.
De Gea ka mbledhur 25 milionë euro kursime në firmën që ai përdor për të mbajtur paratë e të drejtave të tij të imazhit.
De Gea ka kursyer 20 milionë funte gjatë karrierës së tij si lojtar
Spanjolli drejton një firmë të quajtur Bedamarse Limited për të marrë pagesa të lidhura me emrin e tij.
De Gea iu bashkua Man Unitedit nga Atletico Madrid në vitin 2011 dhe që atëherë ka bërë 539 paraqitje për Djajtë e Kuq.