Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
Në vitin 2010, biznesmeni nga Shën Petersburgu, Sergei Kolesnikov kishte dërguar një letër te ish-presidenti rus Dimitry Medvedev duke treguar në detaje për një pallat në Detin e Zi, që dyshohej se po shfrytëzohej nga presidenti aktual Vladimir Putin.
Kolesnikov ka pretenduar se ky projekt është financuar nga para të keqpërdorura, kur Putin ishte njëri nga nënkryetarët e Shën Petersburgut.
Fotografitë e asaj shtëpie më vonë janë publikuar në versionin rus të Wikileaksit. Ky ka qenë raporti i parë, por jo edhe i fundit, i një shtëpie luksoze që është thënë ta ketë shfrytëzuar Putini.
Kohëve të fundit, imazhet e bëra nga ekipi anti-korrupsion i Aleksei Navany tregojnë një pronë mjaft luksoze në bregdetin e Detit të Zi të Rusisë, që përdoret si “pallat” personal nga Putin.
Sipas Navalny, kjo ndërtesë dhe toka përreth saj janë të regjistruara në pronësi të Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB) të Rusisë, që pretendon se e përdor këtë pronë për “aktivitete kërkimore dhe edukuese”.
Kritiku i Kremlinit pretendon se kjo pjesë e kësaj prone, pranë hapësirës ku mund të aterrojnë helikopterë ka të fshehur edhe një pjesë për hokej mbi akull.
Një kishë me ngjyrë të gjelbër po ashtu gjendet në këtë pronë, e cila sipas Navalnyt, “është një nga ndërtesat më sekrete dhe me më së shumti siguri në Rusi”.
Një serë e ndërtuara në pronën e pallatit. Përveç se mbi këtë pronë është i ndaluar fluturimi edhe anijet që kalojnë në ujërat afër pallatit u kërkohet që të mbajnë distancë prej të paktën 1.8 kilometrash.
Përveç fotografive nga droni, ekipi i Navalnyt ka krijuar edhe disa ilustrime të brendisë së rezidencës. Këto ilustrime të dixhitalizuara bazohen në planet e ndërtesës që ekipi i Navalnyt ka arritur të sigurojë dhe të dhënave se kjo pronë ka orendi italiane të porositura enkas për këtë pronë.
Nga planet e brendshme, ekipi i Navalnyt thotë se kjo pronë brenda ka edhe një teatër. Ai e ka pranuar se disa nga detajet e paraqitura në këto ilustrime, nuk të jenë të ndryshme nga pamja e vërtetë brenda pallatit.
Një fotografi e pallatit e bërë me dron, që gjendet rreth 18 kilometra larg nga qyteti bregdetar rus, Gelendzhik.
Sipas aktivistit kundër korrupsionit, Aleksei Navalny, kjo ndërtesë dhe toka përreth saj janë të regjistruara në pronësi të Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB) të Rusisë, që pretendon se e përdor këtë pronë për “aktivitete kërkimore dhe edukuese”.Navalny pretendon se kjo pjesë e kësaj prone, pranë hapësirës ku mund të aterrojnë helikopterë ka të fshehur edhe një pjesë për hokej mbi akull.Navalny thotë se ka arritur të sigurojë planet e brendshme të kësaj prone. Sipas planit të ndërtesës, kjo fontanë është cilësuar si “diskotekë e ujit”.Në këtë pronë, një amfiteatër është duke u rinovuar. Prona ka qenë nën rinovim në 15 vjetët e fundit dhe shumica e renovimeve kryesore janë duke vazhduar ende.Një pamje nga larg tregon vendin për lojën hokej mbi akull (majtas) pranë dy hapësirave për uljen e helikopterëve. Ndërtesat përgjatë rrugës besohet se përdoren nga punëtorët që po punojnë në renovimin e kësaj prone, e të cilët shihen edhe në pamjet e fotografuara nga droni nga ekipi i Navalnyt.Një kishë me ngjyrë të gjelbër po ashtu gjendet në këtë pronë, e cila sipas Navalnyt “është një nga ndërtesat më sekrete dhe me më së shumti siguri në Rusi”.Një serë e ndërtuara në pronën e pallatit. Përveç se mbi këtë pronë është i ndaluar fluturimi edhe anijet që kalojnë në ujërat afër pallatit u kërkohet që të mbajnë distancë prej të paktën 1.8 kilometrash.Dhjetë kilometra nga pallati gjendet kjo vresht, e cila ka një vilë, që pretendohet se është në pronësi të personave që kanë lidhje të ngushta me Putinin.Vreshta në afërsi të pallatit. Vera që prodhohet këtu u shërbehet shumë zyrtarëve të lartë të Kremlinit.Përveç fotografive nga droni, ekipi i Navalnyt ka krijuar edhe disa ilustrime të brendisë së rezidencës, sikurse edhe kjo fotografi që po shihni. Këto ilustrime të digjitalizuara bazohen në planet e ndërtesës që ekipi i Navalnyt ka arritur të sigurojë dhe të dhënave se kjo pronë ka orendi italiane të porositura enkas për këtë pronë.Sipas planeve të brendshme, ekipi i Navalnyt thotë se kjo pronë brenda ka edhe një teatër. Navalny e ka pranuar se disa nga detajet e paraqitura në këto ilustrime, nuk të jenë të ndryshme nga pamja e vërtetë brenda pallatit.Një ilustrim se si mund të duken ulëset brenda teatrit.Ky ilustrim i brendësisë së pallatit është krijuar nga përshkrimi që i kanë bërë punëtorët e ndërtimit, të cilët kanë punuar në ndërtimin e kësaj prone.Kjo pamje po ashtu është e ilustruar dhe shfaq një bar brenda pallatit ku besohet se orenditë janë të gjitha italiane.Kjo pamje pretendohet se shfaq një dhomë që gjendet brenda pallatit, që ka edhe një shtyllë për vallëzime erotike.Ekipi i Navalnyt thotë se brenda pallatit gjendet edhe një kazino.Ky është një rikrijim i dhomës që pretendohet se përdoret nga Putini. Pajisjet për ushtrime, që janë të pasqyruara në pjesën e majtë të fotografisë, me gjasë janë referencë për Alina Kabayeva, gjimnastes që ka fituar medaljen e artë dhe e cila besohet gjerësisht se është partnerja e Putinit.Nëntë kilometra në veri të ndërtesës kryesore, është ndërtuar edhe kjo ndërtesë për prodhimin e verës, që është fotografuar nga droni. Në dhjetor të vitit 2017, një ambientalit lokal u rrah nga disa persona të panjohur pasi po hetonte për prerjen e paligjshme të drunjve, gjatë ndërtimit të kësaj ndërtese ku prodhohet vera.Në afërsi të pronës së dytë, që besohet se funksion si vresht, ndodhet edhe kjo kishë ortodokse dhe gurët për ndërtimin e saj besohet se janë sjellë nga Greqia. Pas pretendimeve nga ekipi i Navalnyt se këto prona në bregdetin e Detit të Zi janë ndërtuar për Putinin, zëdhënësi i tij, Dmitry Peskov pretendoi se nuk kishte dëgjuar për hetimin e kryer nga Navalny. Megjithatë, ai tha për mediat ruse “mund të them se kjo është një akuzë e vjetër. Vite më parë ne kemi sqaruar se Putini nuk ka asnjë pallat në Gelendzhik”.
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy
Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.