ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Irani pranon shkatërrimin e impianteve bërthamore nga sulmet amerikane 3 hours ago
Kina përgatitet për tajfunin Ragasa, evakuon gati dy milionë njerëz 3 hours ago
Çfarë po ndodh me Wizz Air Abu Dhabi 5 hours ago
Super Tajfuni Ragasa godet Hong Kongun, numri i viktimave në Taiwan rritet 6 hours ago
Mourinho dhe Benzema sërish bashkë te Benfica? 13 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Brenda ‘qytetit të fshehur’ në Kansas City – kompleksit më të madh të biznesit nëntokësor në botë

albnews by albnews
31 March, 2024
in Bota
0
Brenda ‘qytetit të fshehur’ në Kansas City – kompleksit më të madh të biznesit nëntokësor në botë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Një objekt “i fshehur” ku qindra punonjës shkojnë në nëntokë për të punuar është interesant për t’u vizituar. Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për SubTropolis në Kansas City, Missouri, i cili ka mijëra apo miliona metra katrorë hapësirë dhe është shtëpia e punëtorëve që prodhojnë dhe ruajnë gjithçka, nga paketimi i ushqimit te makinat.

Por pavarësisht nga madhësia e tij, objekti ka të gjitha “predispozitat” që shumë njerëz të mos e dinë që ekziston – sepse e gjithë gjëja ndodhet rreth 50 metra nën nivelin e sipërfaqes. Bëhet fjalë për kompleksin që pretendohet se është “Kompleksi më i madh i biznesit nëntokësor në botë”.

RelatedPosts

“I kërkuar”, rrugët e Uashingtonit mbushen me postera kundër Erdogan

“Po bëjnë sikur nuk duan demokratët”, Trump sulmon ABC-në pas rikthimit të Jimmy Kimmel

Irani pranon shkatërrimin e impianteve bërthamore nga sulmet amerikane

SubTropolis, i cili ekziston që nga viti 1964, ndodhet vetëm 10 minuta larg nga distrikti qendror i biznesit të Kansas City në Missouri dhe 20 minuta nga Aeroporti Ndërkombëtar i Kansas City.

Vetë kompleksi në fakt është krijuar nga një minierë gëlqerore – e njohur si Bethany Falls – që besohet të jetë rreth 270 milionë vjet e vjetër.

Ajo që ka mbetur është një hapësirë e madhe nëntokësore me tavane të larta rreth 5 metra, e mbështetur nga shtylla të mëdha. Vetëm për t’i shtuar madhështinë të gjithave, objekti përmban një rrjet tunelesh rreth 12 metra të gjerë të ndara nga këto shtylla, të kompletuara me dysheme betoni.

Dhe të qenit kaq larg nën tokë ka avantazhet e veta – kryesisht fakti që temperatura në SubTropolis mbahet në një nivel të qëndrueshëm 18-21°C gjatë gjithë vitit – dhe çdo gjë që ruhet atje është e mbrojtur nga lagështia dhe elementë të tjerë.

Andaj, nuk është për t’u habitur që vendi përdoret nga shumë kompani si një objekt magazinimi, dhe është gjithashtu i popullarizuar me ato që përdorin makineri të ndjeshme, pasi nuk bëhet shumë i nxehtë apo shumë i ftohtë.

Pra, cilat biznese kanë ngritur dyqane në SubTropolis?

Epo, ka gjithçka nga tregtia elektronike, kompanitë farmaceutike dhe të shëndetit të kafshëve, deri te magazinimi dhe paketimi dhe shpërndarja e ushqimit.

Agjencia Amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit janë ndër ato që kanë marrë hapësirë këtu, si dhe Ford, Administrata Kombëtare e Arkivave dhe Regjistrimeve dhe Zyra Postare e SHBA-së – të cilët përdorin objektin për të ruajtur qindra miliona pulla postare.

Le të mos harrojmë edhe për Automotive Alley, me objektin nëntokësor pranë uzinave të Ford dhe GM të Kansas City.Ford ishte një nga kompanitë e para që u zhvendos në SubTropolis kur u hap dhe e përdori për një kohë të gjatë hapësirën për të ruajtur automjetet e vjetra.

Dhe kompanitë e magazinimit të ushqimit përdorin gjithashtu hapësirën – me një firmë hotelierie në pronësi familjare, Paris Brothers, duke zbuluar se ata përdorën SubTropolis për të ruajtur produkte të tilla si kokrra kafeje të papjekura, si dhe mbi 600 lloje djathi.

Bashkëpronari Joseph Paris ka thënë se “lagështia 55% deri në 65% është ideale për të ruajtur kafen tonë të papjekur”. Siç vënë në pah mediat, përcjell Telegrafi, aktualisht vlerësohet se rreth 1,600 njerëz punojnë në SubTropolis, i cili është i qasshëm nga niveli i rrugës nëpërmjet një numri hyrjesh të ndryshme – dhe kureshtarët gjithashtu mund të hyjnë me makinë dhe të hedhin një sy përreth.

Megjithatë ai nuk është i vetmi objekt industrial nëntokësor në SHBA, me Mega Cavern, një tjetër ish-shpellë gëlqerore e kthyer në vend pune të hapur për biznes në Louisville, Kentucky. Por ky është më i madhi – dhe me më shumë hapësirë të disponueshme për zgjerim.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Irani pranon shkatërrimin e impianteve bërthamore nga sulmet amerikane

Irani pranon shkatërrimin e impianteve bërthamore nga sulmet amerikane

24 September, 2025
Kina përgatitet për tajfunin Ragasa, evakuon gati dy milionë njerëz

Kina përgatitet për tajfunin Ragasa, evakuon gati dy milionë njerëz

24 September, 2025
Çfarë po ndodh me Wizz Air Abu Dhabi

Çfarë po ndodh me Wizz Air Abu Dhabi

24 September, 2025
Super Tajfuni Ragasa godet Hong Kongun, numri i viktimave në Taiwan rritet

Super Tajfuni Ragasa godet Hong Kongun, numri i viktimave në Taiwan rritet

24 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result