Brenda rezidencës disa milionëshe të Al Capone, vendi ku ‘gangsteri’ i kaloi vitet e fundit të jetës së tij

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rezidenca e pushimeve të Al Capone në një ishull në Florida duket se do të shembet.

Sipas medieve të huaja, pasi bleu strehën për 40 mijë dollarë në vitin 1928, shefi i krimit e përdori atë për një arratisje dimërore, derisa Çikago po ‘ngrinte’.

Ishte në shtëpinë me mure të bardha në Florida që atëherë Al Capone 29-vjeçar organizoi festa me pishinë, në komoditetin e sigurisë gjatë gjithë kohës.

Vetëm tre vjet më vonë, gangsteri u burgos për evazion fiskal, duke vuajtur gjashtë vjet e gjysmë burg federal.

Pas lirimit nga burgu Alcatraz, ai i kaloi vitet e fundit në rezidencë duke vuajtur nga pareza, një paralizë e pjesshme që rezultoi sifilizi, derisa vdiq nga arresti kardiak në një dhomë mysafirësh në vitin 1947.

Disa dekada më vonë rezidenca në lagjen e Palm Island të Biscayne, po destinohet për t’u shembur.

Zhvilluesit e pasurive të paluajtshme që kanë blerë pronën thonë se problemet strukturore të ndërtesës dhe trashëgimia e ‘dhunshme’ e Capones, nuk ia vlen të ruhet.

Shtëpia vështirë se ka mbetur një mbijetesë e mafiozit dikur të frikshëm, kur gruaja e tij Mae, e shiti atë në vitin 1952 dhe që atëherë aty kanë jetuar disa pronarë.

Todd Glaser, një zhvillues i pasurive të paluajtshme së bashku me Nelson Gonzales, një investitor, e blenë shtëpinë për 10.75 milionë dollarë.

“Nuk është diçka që duhet të festohet në sytë e mi. Nuk ia vlen të ruhet pasi që ka kaluar periudhën e saj”, ka potencuar Glaser.

“Shtëpia është e vjetër 100 vjet”, ka shtuar ai.

Glaser dhe partneri i tij i biznesit duan ta rrëzojnë dhe të rindërtojnë një shtëpi moderne dykatëshe me tetë dhoma gjumi dhe banjo; një xhakuzi dhe një sauna.

Shtëpia pritet të shitet për 45 milionë dollarë. 

Share This Article