Brenda shpellës ndodhet një fshat i tërë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Për të arritur në fshatin Zhongdong të Kinës, duhen më shumë se një orë ngjitje në mal.

E ndodhur rreth 1,500m mbi nivelin e detit, një shpellë në Kinë është shtëpi e rreth 100 njerëzve.

Në fakt, brenda kësaj shpelle ndodhet një fshat i tërë, i cili besohet se është vendbanimi më i vjetër në vend, brenda një shpelle natyrale.

Ky komunitet që jeton në këtë shpellë kishte edhe një shkollë, por qeveria kineze e kishte mbyllur atë më 2011, për shkak se, sipas qeverisë, “Kina nuk është një shoqëri shpellarësh”.

Banorët e shpellës janë duke lobuar për ta ndërtuar një rrugë që lidhë shpellën me infrastrukturën ekzistuese, në mënyrë që të përmirësohet jeta e fshatarëve.

Për momentin, Zhongdong mbetet pothuajse tërësisht i shkëputur nga bota e jashtme.

Share This Article