Breshëri “pushton” Kuçovën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pasditja e së hënës shkaktoi një mot të rënduar në qytetin e Kuçovës, ku në pak minuta, grumbujt e breshrit u gjendën përpara shtëpive të banorëve. Këta të fundit me lopata nëpër duar janë munduar të largojnë sasinë e rënë të breshrit.

Ndërkohë po në këtë lagje ka pasur vërshim uji në sasi të lartë. Është nevojitur ndërhyrja e strukturave lokale me pompa thithëse për larguar ujin që ka përmbytur disa shtëpi.

Po ashtu raportohet se në fshatin Perondi, i cili kufizohet me lagjen “1Maji”, ka dëme në kulturat bujqësore. Përveç dëmeve materiale, fatmirësisht nuk ka të lënduar nga kushtet e vështira atmosferike.

Share This Article