Breshka gjigande del në bregdetin e Durrësit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një gjallesë e rrallë ka tërhequr pasditen e sotme vëmendjen e banorëve të Durrësit.

Në breg të detit u pa një breshkë gjigande, mbi 50 kilogramë.

Breshka e llojit Garreta u pa në Lagjen nr.1 pranë zonës së Sfinksit.

Gjallesa ka dalë në breg të detit si pasojë e kushteve atmosferike të rënduara dhe erës së fortë që fryn.

Zakonisht, të tilla breshka nuk janë të pranishme në Adriatik.

Një prej problematikave të mëdha që i detyron ato të dalin në breg është ndotja që i bëhet detit. Trazimi i ujrave të zeza me ujrat e detit i bën breshkave të tilla të humbin drejtimin. Si edhe përqëndrimi i lartë i leshterikëve dhe algave të detit në këtë zonë, i bën breshkave të ngatërrojnë orientimin duke dalë në cektinë dhe më të ngordhin.

Share This Article