Breshka gjigante bllokon shinat në Angli, anulohen shumë linja

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një breshkë gjigante afrikane që u gjet në shinat e trenit, ka rrezikuar vazhdimin e lirshëm të lëvizjes së trenave mes Norfolkut dhe Cambridge në Angli, shkruan BBC.

Siç është bërë e ditur nga kompania që mirëmban hekurudhat në Angli, prezenca e breshkës në shina ka ndikuar në shtri shërbime – dy linja janë ndërprerë derisa një tren tjetër është vonuar për 20 minuta, transmeton Telegrafi.

Deri te problemi erdhi pasi që breshka arriti të largohet nga dyqani i kafshëvëe të dielën, e më pas u gjet në shina.

Pas ardhjes së ekspertëve të fushës, u konstatua se kishte pasur një vrimë prej 76 centimetrave në shtëpi që ia kishte shkaktuar një tren kur e goditi.

Breshka është fotografuar nga pasagjerja Diane Akers që  po udhëtonte me tren në Ely drejt Norwichit.

“Ka qenë e madhe dhe kishte bllokuar shinat. Kam tentuar të kontaktojë zyrtarët e hekurudhave, por vetëm policia fillimisht u shfaq në vendin e ngjarjes”, tha Akers.

Breshka për shkak të dëmeve të shkaktuar në shpinë është transportuar drejt veterinerit për trajtim dhe më pas është dërguar në një zonë të mbrojtur.

Share This Article