Breton: Imuniteti i tufës në Evropë arrihet në korrik

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Imuniteti i tufës nga COVID-19 pritet të arrihet nga mesi i korrikut, deklaroi eurokomisioneri për Tregun e Brendshëm dhe kreu i Task Force për Vaksinat, Thierry Breton.

Duke folur për radion franceze RTL, Breton tha gjithashtu se vera e ardhshme pritet “të jetë e ngjashme me atë të vitit të kaluar, falë fushatave të vaksinimit që po zhvillohen në Bashkimin Europian”.

Zyrtari europian sqaroi se pasaporta e parë shëndetësore europiane do të jetë në dispozicion në të gjithë BE-në brenda dy-tre muajve.

Ajo do të jetë e disponueshme si dokument fizik, ashtu edhe dixhital në smartphone, ku do të paraqitet një kod QR dhe lloji i vaksinës së kryer.

Për ata që janë vaksinuar ende ose nuk kanë dashur të bëjnë vaksinën e COVID-19, në certifikatë do të jetë rezultati i testit të fundit të kryer.

Share This Article