Mbyllja e kufijve nga një pjesë e disa shteteve anëtare po dëmton tërësinë tonë si një treg i vetëm, deklaroi sot komisioneri europian për Tregun e Brendshëm, Thierry Breton, para takimit të ministrave të Industrisë së 27 vendeve, që do të zhvillohet përmes video-konferencës.
”Kërkoj që të hiqen të gjitha format e kufizimeve kur është e mundur”, theksoi ai.
”Ne duam një pasaportë të gjelbër në nivel europian me të cilin mund të udhëtohet lirshëm, për biznes dhe për të shkuar me pushime si dhe për të shijuar ngjarjet kulturore”, shtoi nga ana e tij kancelari austriak, Sebastian Kurz, përpara samitit të BE.
Kurz është ndër udhëheqësit e kontaktuar nga kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis për të krijuar një koalicioni për të shtyrë nismën e pasaportës Covid-19 në fillimverë.
Kujtojmë që Franca dhe Gjermania kanë vendosur të shtrëngojë rregulloret e hyrjes për shkak të niveleve alarmante të infeksionit me koronavirus.