Brexit shkaktoi rënien e eksporteve të Gjermanisë në Britani me 2,5 për qind vitin e kaluar

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shifrat zyrtare tregojnë se eksportet gjermane në Britani ranë me 2,5 për qind shtesë vitin e kaluar, vitin e parë të plotë të Brexit-it, pas rënies së madhe në vitin 2020 në fazën e parë të pandemisë së koronavirusit

Eksportet gjermane në Britani ranë me 2,5 për qind shtesë vitin e kaluar, vitin e parë të plotë të Brexit-it, pas rënies së madhe në 2020 në fazën e parë të pandemisë së koronavirusit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Eksportet nga Gjermania, e cila ka ekonominë më të madhe në Evropë, arritën në 65,4 miliardë euro në vitin 2021, sipas shifrave paraprake nga Zyra Federale e Statistikave. Zyra tha se rënia, e cila pasoi një rënie prej 15,3 për qind në 2020, ishte rezultat i Brexit-it.

Britania u largua nga tregu i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe bashkimi doganor më 31 dhjetor 2020, 11 muaj pasi ishte larguar zyrtarisht nga strukturat politike të bllokut.

Midis janarit dhe nëntorit, periudhë kjo në të cilën shifrat e plota janë aktualisht në dispozicion, eksportet gjermane në Britani ishin 2 për qind më të ulëta se një vit më parë, kurse importet ishin ulur me 7,7 për qind, sipas zyrës së statistikave.

Britania ishte destinacioni i tetë për eksportet në atë periudhë, nga destinacioni i pestë në vitin 2020. Vendi zbriti nga i 11-ti në vendin e 13-të në listën e burimeve të importeve.

Share This Article