“Brigada veriore”, grafite e parulla në veri të Mitrovicës: “Jemi këtu, po presim”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Teksa Albin Kurti e Aleksandër Vucic ishin ulur në tryezë, me shpresën për të gjetur gjuhën e përbashkët, së pari për sheshimin e mosmarrëveshjeve, në veri të Mitrovicës nisën të shfaqen grafite e parulla me shkrimin:  “Mos u shqetësoni! Jemi këtu! Po presim!”.

Kaq ka mjaftuar për të panikosur qytetarët, shqiptarë e serbë që jetojnë në veri të Kosovës e që e presin me ankth, atë se çfarë do të ndodhë deri më 1 shtator.

Për ekspertin i sigurisë, Agim Musliu kjo është vetëm një përpjekje e kriminelëve serbë për t’ia rritur vlerën presidentit të Serbisë, Aleksandër Vucic në Bruksel.

Edhe pse e kanë të vështirë të flasin para kameras, edhe serbët shprehen të shqetësuar nga mesazhe të tilla, që tashmë njihen se vijnë nga  “Brigada Veriore”.

Analistë e ekspertë të sigurisë në Kosovë thonë se pas Brigadës Veriore qëndrojnë formacione paramilitare serbe.  

Share This Article