Qindra çiklistë të zhveshur pedalonin të dielën përgjatë bregdetit të Brighton në jug të Britanisë, me kofshë e të pasme të vrara nga shalat e biçikletave.
Vizitorët në qendër të qytetit turistik britanik detyroheshin të ngërdhesheshin teksa çiklistët e zhveshur merrnin kontrollin e rrugëve.
Eventi thuhet se celebron ‘udhëtimin vetëm me energji njerëzore’ – teksa pjesëmarrësit tradicionalist mbajnë parrulla kundër teknologjisë, makinave madje edhe veshjes se rrobave.
Shumë nga të zhveshurit linin të lodhur biçikletat e tyre dhe buzeqeshnin për kamerat në bregdetin piktoresk.
Të tjerë kishin pikturuar në trupin e tyre mesazhe apo simbole në stil festivali, ose kishin dekoruar bicikletat e tyre para nisjes.
Disa oficerë të policisë vendore shoqëronin paradën e çiklistëve, të cilët sipas mediave lokale, ishin të lumtur të mësonin se mund të mbanin veshur uniformat e tyre.
Steve Sims, një nga organizatorët e eventit, tha: “Vitin e kaluar u detyruam të anulonim eventin, por kësaj here patëm fat. Ka një pjesëmarrje të mirë, jemi të kënaqur. Policia po na ndihmon”.
Megjithse shumë britanikë nuk do të zhvisheshin kështu as në endërr, Steve thotë se nuk e ka problem.
“Nuk jam kurrë nervoz. Herën e parë po, por tashmë ajo ka kaluar,” thotë ai.