Britani, 142 të vdekur nga Covid-19 për 24 orë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjatë 24 orëve të kaluara, në spitalet britanike janë shënuar 142 të vdekur nga koronavirusi.

Nga kjo shifër, 116 raste fatale u shënuan në Angli, 18 në Skoci dhe tetë në Uells, ndërsa Irlanda Veriore ende nuk i ka publikuar të dhënat për 24-orëshin e fundit, shkruan “Metro UK”, transmeton Gazeta Express.

Kjo shifër është preliminare, sepse në të nuk janë të përfshira rastet që kanë ndodhur në shtëpitë e të moshuarve. Departamenti i Shëndetësisë pritet që më vonë gjatë ditës ta publikojë shifrën zyrtare të viktimave.

Departamenti i Shëndetësisë zyrtarisht deri më tani i ka regjistruar 36,914 viktima dhe 261,186 të infektuar.

Megjithatë, sipas Zyrës për Statistika Kombëtare, numri i vërtetë i të vdekurve nga sëmundja e re mund të ketë shkuar në mbi 47 mijë.

Britania e Madhe është vendi i dytë në botë për numrin më të lartë të të vdekurve nga Covid-19, pas Shteteve të Bashkuara, dhe shteti i katërt për më së shumti të infektuar, pas Shteteve të Bashkuara, Brazilit dhe Rusisë.

Share This Article