Britani/ £200 gjoba për udhëtarët që përpiqen të udhëtojnë pa plotësuar formularin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Udhëtarët që përpiqen të fluturojnë gjatë bllokimit të Covid përballen me një gjobë prej £200 nëse nuk arrijnë të plotësojnë një formular që përcakton arsyen e udhëtimit të tyre, ka thënë Departamenti për Transport (DfT).

Nga e hëna, njerëzit që udhëtojnë ndërkombëtarisht nga Anglia do të duhet të plotësojnë dhe të mbajnë një dokument të “Deklaratës për të Udhëtuar”, të shkarkuar nga faqja zyrtare e internetit .

Mungesa e ketij formulari të plotësuar do të ishte një shkelje dhe udhëtarët do të përballen me një gjobë prej £200, tha DfT.

Stafi do të kontrollojë formularët para se udhëtarët të lejohen të hipin ne aeroplan, ose gjatë check in, ose në portën e nisjes. Kushdo pa një formular të plotësuar do ti refuzohet hyrja në fluturim.


Fluturimet jashtë Mbretërisë së Bashkuar janë të paligjshme nën bllokim, përveç një numri të kufizuar të përjashtimeve.

Forma e re e detyrueshme është njoftuar pasi Qipro tha se do të lejojë turistët britanikë në vend nga fillimi i majit nëse ata ishin vaksinuar plotësisht.

Share This Article