Britani, 244 viktima nga koronavirusi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Britania e Madhe i ka regjistruar 244 raste të vdekjeve nga koronavirusi në 24 orët e kaluara, duke e çuar në 34,242 numrin e përgjithshëm të viktimave.

Shifra preliminare, që ende nuk është e konfirmuar nga zyrtarët, llogaritet nga përditësimet e katër shteteve të Mbretërisë së Bashkuar.

Në Angli u shënuan 181 të vdekur, në Skoci 41, në Uells 18 viktima dhe në Irlandën Veriore katër, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

Sipas të dhënave zyrtare, në Britani janë infektuar mbi 237,000 persona, por shifra e vërtetë e të prekurve besohet se është shumë më e lartë. Zyrtarët qeveritarë kanë lënë të kuptohet se 6.6 milionë njerëz mund të jenë infektuar me Covid-19 vetëm në Angli.

Numrat e rinj u publikuan në kohën kur miliona britanikë dolën në plazhe dhe në parqe në fundjavën e parë pas lehtësimit të masave nga qeveria, pavarësisht njoftimit të shkencëtarëve se shkalla e riprodhimit të virusit është rritur.

Britania e Madhe është në mesin e vendeve më të prekura nga koronavirusi në Evropë, bashkë me Italinë, Spanjën dhe Francën.

Share This Article