Britani, 36000 të vdekur nga Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Britania e Madhe ka regjistruar më shumë se 36000 vdekje, që nga fillimi i  majit, shkaku i dyshuar i të cilave është koronavirusi i ri, sipas statistikave zyrtare të publikuara sot.

Numri i paraqitur nga Zyra Kombëtare e Statistikave (ONS) është shumë më i madh se ai i Departamentit britanik të Shëndetit.

Kjo e fundit raportoi sot 32692 vdekje nga COVID-19 në spitale dhe në institucionet e të moshuarve, 627 më shumë krahasuar me një ditë më parë.

Vendi më i prekur në Europë dhe i dyti në botë pas SHBA-së përsa i përket numrit të vdekjeve, Britania e Madhe dekretoi një mbyllje të përgjithshme më 23 mars, e cila duhet të lehtësohet shumë pak për herë të parë të mërkurën, vetëm në Angli.

Share This Article