Katër presona e kanë humbur jetën në shpërthimin e fuqishëm në një vendpunim të pastrimit të ujit në Avonmouth pranë Bristolit, njoftoi policia britanike të enjten në mbrëmje.
Shpërthimi ndodhi pak para mesditës sipas kohës lokale, kurse ekipet e urgjencës nxituan në vendin e ngjarjes, duke e klasifikuar këtë si një “incident të rëndë”.
Zëdhënës i policisë tha se incidenti nuk konsiderohet si sulm terrorist.
Kryeinspektori Mark Runacres tha se: “Oficerët qëndrojnë në vendin e ngjarjes dhe ka të ngjarë të jenë për ca kohë pasi ne punojmë së bashku me agjencitë e tjera në zgjidhjen e këtij incidenti të madh”.
“Një kordon është vendosur dhe ne këshillojmë qytetarët të shmangin zonën në këtë kohë, kur është e nevojshme të lejojnë shërbimeve të urgjencës të kryejnë punën e tyre”.
“Hetimet e policisë për të përcaktuar saktësisht atë që ka ndodhur janë në fazë shumë të hershme dhe po vazhdojnë”.
Kryeministri britanik, Boris Johnson shkroi në Twitter: “Jam shumë i pikëlluar kur mësova se katër njerëz kanë humbur jetën në shpërthimin e punimeve të ujit në Avonmouth”.
“Zemrat tona janë me viktimat dhe familjet e tyre. Faleminderit për shërbimet e urgjencës që ishin në vendin e ngjarjes”, shtoi ai.