Britani, 5 aktivistë të klimës dënohen me burg për bllokimin e rrugëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Aktivistët e klimës, të cilët bllokuan trafikun në autostradën M25 që rrethon Londrën, shtatorin e kaluar, u dënuan me burg nga 24 deri në 42 ditë

Pesë aktivistë të mjedisit nga “Insulate Britain” u dënuan me burg të mërkurën për moszbatimin e urdhrit të gjykatës kundër bllokimit të rrugëve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Aktivistët e klimës, të cilët bllokuan trafikun në autostradën M25 që rrethon Londrën, shtatorin e kaluar, u dënuan me burg nga 24 deri në 42 ditë.

Ndërkaq, për 11 aktivistëve të të njëjtit grup u pezulluan dënimet.

“Do të vazhdoj të bëj gjithçka që mundem për të mbrojtur përdoruesit e rrugëve nga ata që vënë jetën në rrezik dhe u shkaktojnë pengesa mijëra njerëzve”, shkroi në Twitter sekretari britanik i Transportit, Grant Shapps.

Në nëntor, gjykata dënoi gjithashtu 9 anëtarët e grupit me burg për bllokimin e rrugëve.

“Insulate Britain” kërkon zbatimin e një programi kombëtar me të cilin do të siguronte që të gjitha shtëpitë të jenë të izoluara për të kursyer energji.

Share This Article