Britani/ 50 azil kërkuesit e parë do të strehohen sot në anijen “hotel” Bibby Stockholm

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kërkuesit e azilit mund të fillojnë të strehohen në anijen Bibby Stockholm që nga sot, pasi qeveria shpalos një masë të re kundër migracionit të paligjshëm.

Pritet që rreth 50 persona do të jenë në grupin e parë të migrantëve që do të akomodohen në anijen e ankoruar në portin e Portlandit, Dorset.

Masat e reja kundër migracionit të paligjshëm përfshijne një rritje të madhe të gjobave për pronarët e banesave dhe punëdhënëseve që strehojnë dhe punësojnë emigrantë të paligjshëm.

Qeveria gjithashtu po mendon të ringjallë planin për të derguar emigrantet që vijnë ne menyre te paligjshme në Ishullin Ascension në përpjekje për të reduktuar azilantet dhe për të ndaluar njerëzit te kolojne kanalin ilegalisht, sugjeruan raportet e shumta të ditës së hënë.

Ministrja e mbrojtjes, Sarah Dines, nuk konfirmoi ose mohoi këtë, por tha per Sky News se qeveria po shikon “të gjitha mundësitë”.

Ajo tha se pritet që të parët e Bibby Stockholm të mbërrijnë “në ditët në vijim”, duke përshkruar situatën në Kanal si “e ngutshme”.

Ministrja nuk do të konfirmojë një datë të saktë për arsye “operative”, megjithatë Sky News kupton se 50 meshkuj të vetëm janë gati të transferohen sot në bord.

Share This Article