Britani, 739 viktima gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Numri i vdekjeve në 24 orët e fundit në Britaninë e Madhe është rritur pak nga dita e djeshme.

Sipas ministrit britanik të Shëndetësisë, Matt Hanckok gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 739 persona, nga 674 vdekje që ishin regjistruar dje.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga fillimi i pandemisë është 27 510.

”Siç ishte premtuar, Britania e Madhe ka arritur, madje tejkaluar, objektivin e 100 000 testeve në ditë deri në fund të prillit”, tha Hanckok.

”Janë kryer 122 347 teste në të gjithë vendin. Një rezultat i jashtëzakonshëm”, komentoi Hancock.

Share This Article