Britani, 765 të vdekur në 24 orët e fundit nga Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Numri zyrtar i rivlerësuar i viktimave të shkaktuara nga COVID-19 në Britaninë e Madhe u rrit ndjeshëm në 26 097, me + 4 419, pasi qeveria përfshiu për herë të parë vdekjet e ndodhura jashtë spitaleve, në shtëpi dhe në azilet e pleqve, njoftuan autoritetet shëndetësore.

Në këto shifra përfshihen edhe 765 vdekjet e raportuara në 24 orët e fundit.

“Gjithsej, janë konfirmuar zyrtarisht 165 221 raste infektimi”, tha ministri i Jashtëm, Dominic Raab, në një konferencë për shtyp.

Në përgjithësi, autoritetet besojnë se pandemia ka filluar të zvogëlohet në Britaninë e Madhe, me rastet e infektimit, shtrimet në spital dhe vdekjet që po shkojnë drejt një rënieje.

Megjithatë, ata shprehin shqetësimin se mund të ketë një rikthim në rastin e lehtësimit të izolimit në vend.

Para se të kalojnë në heqjen e kufizimeve, autoritetet britanike thonë se duan të vëzhgojnë një rënie të qartë të epidemisë, por edhe për t’u siguruar që të kenë mjete të mjaftueshme për shqyrtimin, gjurmimin dhe mbrojtjen ndaj COVID-19.

Share This Article