Britani, 917 viktima të tjera nga Covid-19

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Teksa gjatë 24-orëve të fundit Britania e Madhe ka regjistruar 917 vdekje të reja për shkak të CoVid-19, autoritetet vijojnë të bëjnë thirrje për respektimin e distancës dhe të karantinës.

Për ditën e dytë me radhë, numri i përgjithshëm i vdekjeve në Mbretërinë e Bashkuar tejkaloi 900. Të Premten pati një rekord 980 vdekje

Sekretari britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock, tha në një konferencë për media se numri i vdekjeve në gjithë vendin nga koronavirusi arriti në 8.958 nga 7.978, sa ishte dje.

“Kjo festë e Pashkëve do të jetë një tjetër provë e vendosmërisë së kombit. Por, pavarësisht se sa joshës mund të jetë moti, sa joshës mund të jetë parku juaj lokal, ne duhet të qëndrojmë në shtëpi”, tha Hanckock.

Ndërkaq, më herët gjatë ditës, zëdhënësi i kryeministrit Boris Johnson, i cili është infektuar me virusin dhe dje u largua nga kujdesi intensiv, tha:

“Kryeministri është përsëri në një dhomë dhe po vazhdon shërimin e tij, që është në një fazë të hershme. Ai vazhdon të jetë në gjendje shumë të mirë shpirtërore”.

“Kryeministri ka qenë në gjendje të bëjë shëtitje të shkurtra, midis periudhave të pushimit, si pjesë e kujdesit që po merr për të ndihmuar shërimin e tij”, tha zëdhënësi.

Para largimit të djeshëm, Johnson i kishte kaluar tri netë në kujdes intensiv, pasi ishte pranuar në spital të dielën e kaluar. Kryeministri rezultoi pozitiv në testin për koronavirusin më 26 mars.

Share This Article