Britani, çdo qytetari do t’i ofrohen dy teste për koronavirus brenda javës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nga e premtja, secili person në Britani të Madhe do të ketë qasje në dy teste të shpejta për koronavirus në javë.

Testet, rezultatet e të cilave dihen brenda 30 minutave, do të jenë të qasshme falas në qendra të testimit, barnatore apo mund të dërgohen me postë.

Ministria britanike e Shëndetësisë ka thënë se me këtë hap synon të shmangë shpërthimet e koronavirusit, teksa lehtësohen masat e izolimit.

Mirëpo kritikët kanë thënë se ky program rrezikon të kthehet në shpenzim “skandaloz” të parave.

Kryeministri britanik Boris Johnson pritet të takohet të hënën me kabinetin qeveritar për të nënshkruar fazën e re të lehtësimit të masave, çka mund të mundësojë hapjen e dyqaneve jo të domosdoshme dhe rihapjen e restoranteve nga 12 prilli.

Testet e shpejta veçse kanë nisur t’iu ofrohen fëmijëve nëpër shkolla dhe familjeve të tyre, si dhe atyre që nuk mund të punojnë nga shtëpitë.

Ky lloj i testit, që mund të kryhet në shtëpi, ka për qëllim testimin e personave që nuk kanë simptoma të koronavirusit.

Share This Article