Një zbulim i Universitetit të Oksfordit ka nxjerrë një skandal që ka ndodhur në Britaninë e Madhe, lidhur me përditësimin e të dhënave për rastet e viktimave të Covid.
Sipas studimit, një e treta e njerëzve të regjistruar si viktima nga Covid-19 në korrik dhe gusht, mund të kenë vdekur në të vërtetë nga shkaqe të tjera, si kanceri ose aksidentet me makinë.
Ekspertët në Universitetin e Oksfordit kanë zbuluar se, rreth 30% e viktimave të përfshirë në numrin e vdekjeve nga koronavirusi në Zyrën për Statistikat Kombëtare (ONS) gjatë verës, në të vërtetë humbën jetën kryesisht nga shkaqe të tjera.
Të dhënat publikohen ndërsa qeveria prezantoi rregullat e reja kufizuese, për të parandaluar përhapjen e Covid.

Studimi tregon se njerëzit që mund të kenë vdekur nga kanceri ose nga ndonjë aksident, por që kanë rezultuar pozitiv me koronavirus dhe për këtë u përfshinë në rastet e vdekje nga Covid, pavarësisht se nuk ishte ai shkaktari.
Shifrat e zbuluara në ‘The Telegraph’ deklarojnë se afërsisht një në 13 persona për të cilët thuhej se kishin vdekur nga koronavirusi gjatë gjithë pandemisë nuk e humbën jetën nga Covid.
Kjo do të thotë që 7.8% (3.877) e atyre që renditen si vdekje nga Covid-19 nga qeveria, nuk vdiqën nga sëmundja.
“Shkalla e vërtetë e vdekjeve është e rëndësishme të dimë pasi na jep një ide të ndikimit të virusit. Padyshim që Covid kishte një ndikim masiv në Mars dhe Prill, por ne duhet ta dimë tani nëse sëmundja ka të njëjtat pasoja si më parë. Ndikimi tani duket të jetë duke u zvogëluar dhe, nëse është e vërtetë, gjë që duket për momentin pasi nuk ka të njëjtën shkallë fataliteti, atëherë kjo do të drejtojë vendimet për menaxhimin e rrezikut, prandaj është e rëndësishme të jepen të dhëna të sakta”, tha një nga ekspertët e studimit Jason Oke./ Burimi ‘The Telegraph




