Britani, ceremoni mortore për deputetin e vrarë David Amess

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në katedrale u mblodhën politikanë të nivelit të lartë në vend për të shprehur respektin e tyre ndaj David i cili humbi jetën në moshën 69-vjeçare

Në Britani të Madhe u mbajt ceremoni mortore për deputetin e Partisë Konservatore, David Amess i cili u vra më 15 tetor, transmeton Anadolu Agency (AA).

Arkivoli i Amess nga parlamenti u dërgua me një mjet të zi në Katedralen Westminster në Londër ku u mbajt ceremonia mortore. Në katedrale u mblodhën politikanë të nivelit të lartë në vend për të shprehur respektin e tyre ndaj David i cili humbi jetën në moshën 69-vjeçare.

Në ceremoni morën pjesë kryeministri britanik Boris Johnson, ish-kryeministrat Theresa May dhe David Cameron si dhe lideri i Partisë Laburiste, Keir Starmer.

Kryepeshkopi Claudio Gugerotti, në ceremoninë e mbajtur në katedrale lexoi mesazhin e kreut të Kishës Katolike Papa Françesku.

Në mesazhin e tij Papa Françesku atyre që mbajnë zi pas vdekjes së katolikut David Amess, u bëri thirrje që “ndaj të keqes të luftojnë me të mirë” dhe të forcojnë vendosmërinë e tyre “për ndërtimin e një shoqërie më të drejtë se kurrë më parë”.

Kryeministri Johnson në një postim nga llogaria e tij në Twitter tha: “Sot mbajmë zi për Sir David Amess i cili ishte një koleg, zyrtar publik dhe një shok i dashur si dhe e përkujtojmë atë me respekt për kontributin e tij të jashtëzakonshëm për politikën, popullin Southend dhe ndaj këtij vendi”.

U shpall akt terrorist

Deputeti 69-vjeçar Amess i cili e kryente këtë detyrë që nga viti 1997 u sulmua me thikë gjatë një mbledhjeje në zonën zgjedhore Essex më 15 tetor.

Agresori hyri në kishën “Belfairs Metodist” ku po mbahej mbledhja dhe e goditi deputetin disa herë me thikë. Pas sulmit u arrestua një i dyshuar 25-vjeçar ndërsa sulmi u kualifikua si “akt terrorist”.

Më tej u tha se agresori ishte Ali Harbi Ali me origjinë somaleze ndërsa ekipet e anti-terrorizmit kryen kontrolle në disa adresa në Londër të cilat u menduan se kishin lidhje me të dyshuarin.

Deputetja e Partisë Laburiste, Jo Cox humbi jetën në vitin 2016 në Britani si pasojë e një sulmi me armë dhe thikë në zonën zgjedhore Birstall.

Share This Article