Britani/ Çiftet bën dashuri nën hijen e tyre, bashkia detyrohet të presë pemët në park

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Skenat e turpshme të çifteve që kryenin marrëdhënie gjatë natës nën to, ka detyruar këshillin e qytetit të Plymouth në Britaninë e Madhe që të presë disa palma në një prej parqeve në menaxhim të tyre.

Por, prerja e palmave në “Hoe Park” është kthyer në një burim akuzash dhe reagimesh kundër këshillit, për shkak se i njëjti kishte urdhëruar prerjen e disa pemëve shekullore në fillim të këtij viti.

Një banor i tha Plymouth Live: “U trondita kur bëra shëtitjen time të zakonshme në zonë dhe pashë shumë palma të prera atje. A nuk e kupton këshilli se një numër i madh njerëzish janë të traumatizuar nga ajo që po bëjnë me pemët?”.

Personi, i cili i quajti palmat “mahnitëse”, tha se prerja e tyre thjesht do të zhvendoste sjelljet antisociale diku tjetër.

Por, pavarësisht kritikave për prerjen e pemëve në zonën bregdetare të qytetit, këshilli u mbrojt me pretendimin se zona po përdorej për seks nga çiftet e reja dhe për të konsumuar drogë.

Share This Article