Britani, dozë booster për personat mbi 40 vjeç

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Autoritetet Shëndetësore në Britaninë e Madhe kanë sugjeruar marrjen e një doze të tretë të vaksinës kundër Covid -19 edhe për personat në grupmoshën nga 40 në 49 vjeç.

Komiteti i Përbashkët për Vaksinimin dhe Imunizimin deklaroi se deri tani janë imunizuar me një dozë të tretë rreth 12.6 milionë njerëz mbi moshën 50 vjeç dhe ata të cilët janë klinikisht të rrezikuar.

Sugjerimi vjen edhe për moshën 16-17 vjeçare në marrjen e dozës së dytë të vaksinës pas të paktën 2 javësh nga marrja e dozës së parë.

Sajid Javid, sekretari i Shëndetësisë në Mbreterinë e Bashkuar tha se këshilla është pranuar dhe se pritet që urdhri të hyjë në fuqi së shpejti.

Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Britaninë e Madhe ka realizuar së fundmi një studim të ri ku u zbuluan se ulja e rrezikshmërisë për infektim me Covid-19 dhe pasoja të rënda reduktohej me të paktën 93% në personat mbi moshën  50 vjeç që merrnin një dozë të tretë të vaksinës.

Situata e infektimeve në Britani mbetet shqetësuese ku vetëm në 7 ditët e fundit vendi ka shënuar më shumë se 260 mijë raste të reja infektimi me Covid-19 .

Share This Article