Është publikuar një video ku tregon dy azilkërkues teksa kërcënojn se do të hidhen nga një ndërtesë në një bazë të ish-RAF, e cila ishte shndërruar në një vend strehimi. Skenat tronditëse vijnë mes paralajmërimeve për një krizë të shëndetit mendor në vendstrehimin e RAF Wethersfield mes një rritje të vetëdëmtimit dhe përpjekjeve për vetëvrasje.
Kjo nuk është rasti i vetëm pasi ka pasur midis 5 dhe 10 përpjekje për vetëvrasje dhe 10 incidente të vetëlëndimit vetëm në janar 2024 në vendstrehimin në Essex, sipas organizatave bamirëse që operojnë në vend. Aazilkërkuesit shihen duke qëndruar në katin e tretë të një ndërtese duke paralajmëruar se do të hidhen, ndërsa shërbimet e urgjencës i rrethojnë. Ndërkohë burrat komunikojnë nga parvazi me rojet e sigurisë.
Video të tjera tregonin rojet e sigurisë duke debatuar me disa azilkërkues. Ndërsa një tjetër skenë tronditëse tregon një burrë që pretendon se ka ikur nga talebanët dhe i thotë një gazetari të gjithë donin të vrisnin veten. Wethersfield është shtëpia aktuale e 580 meshkujve dhe është një nga vendet e akomodimit masiv që përdoret së bashku me hotelet për të strehuar azilkërkuesit, ndërsa ata presin që kërkesa e tyre të shqyrtohet.
Për shkak të vendndodhjes së tyre të largët larg komuniteteve lokale, ato kanë rezultuar të diskutueshme. Vende të tjera përfshijnë Bibby Stockholm= në Dorset, e cila ka funksionuar që nga vera e kaluar. Në dhjetor, azilkërkuesi Leonard Farruku u gjet i vdekur në Bibby Stockholm, me policinë që konfirmoi se nuk kishte rrethana të dyshimta.