Britani e Madhe/ Inflacioni rritet në nivelin 5.5%

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Inflacioni britanik ka mbetur në nivelin më të lartë të 30 viteve, pas rritjes në janar, pasi thellimi i një krize të kostos së jetesës po shtrëngon të ardhurat e familjeve, sipas shifrave zyrtare.

Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS) tha se inflacioni i Indeksit të Çmimeve të Konsumit (CPI) arriti në 5.5% në janar, nga 5.4% në dhjetor duke mbetur në nivelin më të lartë që nga marsi 1992, kur arriti në 7.1%.

ONS tha se kostoja e rrobave dhe këpucëve nxiti rritjen e inflacionit muajin e kaluar, bashkë me zbritjet më të ulëta të muajit janar në dyqane që prej vitit 1990. Por inflacioni po rritet në të gjithë ekonominë, duke e rritur CPI në më shumë se dyfishin e objektivit prej 2% të Bankës së Anglisë.

Rritja e çmimeve të energjisë dhe kostove të karburantit kanë qenë faktorët më të mëdhenj në nxitjen e inflacionit deri në nivelet më të larta gjatë 30 viteve, megjithëse çmimet e ushqimeve dhe pijeve dhe shumë artikuj thelbësore të përditshëm kanë qenë gjithashtu në rritje.

Share This Article