ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ndërprerje të energjisë elektrike në Kosovë, bizneset ankohen për dëme 9 hours ago
Kompozitori/ Ndarja nga jeta e këngëtarit të njohur Shemsi Krasniqi, Zef Çoba: Kënga ‘Xhamadani vija vija’ la pas gjurmë të rëndësishme 10 hours ago
Tensionet në kulm Venezuelë-SHBA, mblidhet Këshilli i Sigurimit të OKB 12 hours ago
Çmimi i arit arrin rekord të ri 12 hours ago
Sekretari Streeting: Britania duhet t’i bashkohet unionit doganor të BE-së 12 hours ago
Next
Prev
Home UK

BRITANI E MADHE: JAVËN E ARDHSHME MUND TË FILLOJË VAKSINIMI KUNDËR COVID-19

albnews by albnews
6 December, 2020
in UK
0
BRITANI E MADHE: JAVËN E ARDHSHME MUND TË FILLOJË VAKSINIMI KUNDËR COVID-19

Vaccine and syringe injection. It use for prevention, immunization and treatment from corona virus infection (novel coronavirus disease 2019, Covid-19). England Flag background.

  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Biontech-Pfizer e mori lejen e posaçme për vaksinën në Britaninë e Madhe dhe filloi menjëherë me furnizimin. Por pikërisht transporti i vaksinës është proces mjaft delikat, sepse kërkohet ngrirja e thellë e përbërësve, shkruan Dojce Vele.

Që në javën e ardhshme mund të fillojë vaksinimi kundër COVID-19 në Britaninë e Madhe. Deri atëherë priten nga autoritetet rreth 800.000 doza vaksine të Biontech dhe Pfizer. “Kemi filluar menjëherë me furnizimin”, thotë Özlem Türeci, drejtuesja mjekësore dhe bashkëthemeluese e Biontech në një konferencë shtypi.” Të dyja firmat kanë aplikuar për leje të posaçme emergjence në SHBA dhe BE. “Autoritetet përkatëse janë vërtet të pavarura nga njëra-tjetra”, thotë Thomas Schiessle, ekspert i farmaceutikës në qendrën analitike Equi.ts në Frankfurt, “por mund të thuhet, se nëse njëri e ka marrë në shqyrtim dhe e ka vlerësuar pozitivisht vaksinën, të tjerët nuk do duan të qëndrojnë në fund.”

RelatedPosts

Po protestonte pro Palestinës, arrestohet në Londër aktivistja Greta Thunberg

Drogoi dhe përdhunoi gruan e tij për 13 vjet, 49-vjeçari britanik përballet me 56 akuza

Sekretari Streeting: Britania duhet t’i bashkohet unionit doganor të BE-së

Vaksina ka nevojë për ftohje – ende
Prodhimi dhe përgatitjet për ofrimin e vaksinës menjëherë pas dhënies së lejes janë duke u zhvilluar me ritme intensive prej kohësh tek firmat teknologjike dhe logjistike. Në rastin e vaksinës së Biontech-Pfizer luan rol vendimtar konservimi në temperatura të ulta. Vaksinat mjaft të ndjeshme duhet të ruhen rregullisht dhe transportohen në temperatura minus 70 gradë celcius.

Të dyja sipërmarrjet bioteknologjike zotërojnë transportues të posaçëm që bazohen tek teknologjia e akullit të thatë. Brenda tyre do të transportohen vaksinat në drejtim të Britanisë së Madhe. Për t’i përdorur vaksinat edhe në qendra më të vogla vaksinimi, është e mundur që vaksina të mbahet në frigoriferë të zakonshëm mes dy deri në tetë gradë për deri në pesë ditë.

Për vitin e ardhshëm, kreu i Biontech, Ugur Shahin ka bërë të ditur, në një intervistë me CNN, se do të ketë variante të tjera të vaksinës, që nga ana logjistike është më pak e vështirë për t’u transportuar. Bashkëpunimi i Biontech me Pfizer ka rezultuar pozitiv. Pfizer është një koncern ndërkombëtar farmaceutik me shumë përvojë dhe rrjet organizativ e logjistik të fuqishëm. Pfizer është në 120 vende aktive. Për transportin në Kinë, Biontech po punon me një sipërmarrje kineze, Fosun.

Përgatitja logjistike
Deri më tani ka parakontrata si me Britaninë e Madhe ashtu edhe me vende të tjera, BE natyrisht edhe me Gjermaninë. Jemi të përgatitur për të furnizuar të gjitha vendet. Edhe pse autoritetet në Britaninë e Madhe qenë të parët që e kanë lejuar vaksinën, do kihet kujdes për shpërndarje të drejtë të saj, thuhet nga sipërmarrja. Për furnizimin e Britanisë së Madhe do të luajë rol të rëndësishëm qendra prodhuese e Pfizer në Belgjikë, Puurs. Përveç kësaj, Biontech do të prodhojë vaksinën në fabrikat e saj në Mainz dhe Idar-Oberstein. Vitin e ardhshëm do të fillojë prodhimi në fabrika të tjera si në Marburg, që Biontech e ka marrë së fundmi nga koncerni zviceran Novartis.

Edhe sipërmarrje të tjera në Gjermani janë duke u përgatitur për detyrën logjistike herkuliane të shpërndarjes së vaksinës. Kështu për shembull Lufthansa Cargo – jo larg selisë së firmës Biontech në Mainz ka krijuar një Task Force, dhe është në kontakt të vazhdueshëm me partnerë të tjerë dhe koncerne farmaceutike. Për këtë vit Biontech dhe Pfizer thonë, se do të prodhojnë rreth 50 milionë doza vaksine, vitin e ardhshëm 1,3 miliardë doza. Një biznes me shumë përfitim, po të kujtosh, se çmimi për një vaksinë të dyfishtë me autoritetet amerikane është negociuar në 39 dollarë. Thomas Schiessle thekson se ai “nuk duhet të shumëzohet kaq thjesht me numrin e dozave të vaksinave”. Sepse nga fitimet e ardhshme duhen hequr ndoshta edhe fondet publike mbështetëse. Kështu Biontech në shtator u ndihmua nga qeveria gjermane me një program të posaçëm me 375 milionë dollarë për zhvillimin e vaksinës. Ekspertët presin, që lejet e posaçme të jepen edhe në SHBA më 10 dhjetor, kurse në Europë me gjasë më 29 dhjetor. Por ata rekomandojnë të kihet kujdes. Ajo që duhet vëzhguar ende janë pasojat e mundshme afatgjata të vaksinës. Po ashtu për shkak të kohës së shkurtër të zhvillimit të vaksinës, është ende e paqartë, se sa kohë zgjat mbrojtja nga vaksina dhe nëse mund të përdorët tek fëmijët dhe gratë shtatzëna apo nëse tregon efekt.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ndërprerje të energjisë elektrike në Kosovë, bizneset ankohen për dëme

Ndërprerje të energjisë elektrike në Kosovë, bizneset ankohen për dëme

23 December, 2025
Kompozitori/ Ndarja nga jeta e këngëtarit të njohur Shemsi Krasniqi, Zef Çoba: Kënga ‘Xhamadani vija vija’ la pas gjurmë të rëndësishme

Kompozitori/ Ndarja nga jeta e këngëtarit të njohur Shemsi Krasniqi, Zef Çoba: Kënga ‘Xhamadani vija vija’ la pas gjurmë të rëndësishme

23 December, 2025
Tensionet në kulm Venezuelë-SHBA, mblidhet Këshilli i Sigurimit të OKB

Tensionet në kulm Venezuelë-SHBA, mblidhet Këshilli i Sigurimit të OKB

23 December, 2025
Çmimi i arit arrin rekord të ri

Çmimi i arit arrin rekord të ri

23 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result